UBT News

Nipi i Muhammad Ali debuton me fitore në boksin profesionist

Tradita vazhdon – nipi i Muhammad Ali, Nico Ali Walsh debutoi me fitore në boksin profesionist të shtunën mbrëma.

21-vjeçari mundi me knock out 29-vjeçarin tjetër amerikan, Jordan Weeks, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave në mënyrën si bënte boks.

“Jam i lumtur dhe i nderuar të them se po e vazhdoj historinë. Faleminderit shumë secilit prej jush për mbështetjen! E solla gjyshin tim në ring duke ia veshur pantallonat e shkurtra. Jam mëse krenar të them se: Tradita vazhdon”, shkroi Walsh në Instagram.

Ali vdiq në qershor të vitit 2016 pas një beteje të gjatë kundër sëmundjes së Parkinsonit./UBTNews

Exit mobile version