Shitësi amerikan i veshjeve sportive, Nike ka njoftuar se do të largohet plotësisht nga Rusia në mes të luftës së vazhdueshme të vendit me Ukrainën.
“Nike ka marrë vendimin për t’u larguar nga tregu rus. Prioriteti ynë është të sigurojmë se po mbështesim plotësisht punonjësit tanë, ndërkohë që reduktojmë me përgjegjësi operacionet tona gjatë muajve të ardhshëm”, tha firma në një deklaratë me email.
Kjo erdhi disa muaj më vonë pasi kompania ndaloi porositë në internet për klientët rusë meqë u tensionua situata me pagesa pas vendosjes së sanksioneve nga ana e Perëndimit.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, shumë marka janë bashkuar për të denoncuar vendin dhe për të pezulluar ose hequr shërbimet e tyre në Rusi./UBTNews/