UBT News

Nike i jep fund bashkëpunimit me Mason Greenwood

Nike nuk do të jetë sponsor i lojtarit të Manchester United, Mason Greenwood, pas arrestimit të tij javën e kaluar.

Greenwood, 20-vjeçar, u arresua javën e kaluar nga Policia e Manchesterit nën dyshimet për dhunim dhe sulm seksual ndaj një 18-vjeçareje. Madje ai akuzohet edhe për kërcënim me vrasje.

Sulmuesi i Manchesterit dhe i Anglisë u lirua me kusht të mërkurën dhe sponsorët e mëdhenj u distancuan nga reprezentuesi anglez./UBTNews

Exit mobile version