UBT News

Nike i del në mbrojtje tenistes Naomi Osaka

Nike dhe sponsorë të tjerë të mëdhenj po e mbështesin publikisht yllin e tenisit, Naomi Osaka, pas vendimit të saj për t’u tërhequr nga “French Open”.

Gjiganti i veshjeve sportive – që nënshkroi një marrëveshje me tenisten Osaka në vitin 2019 – e ka duartrokitur atleten e cila foli hapur për ballafaqimin me depresionin.

“Ne jemi me Naomin. Ne e përkrahim atë dhe e vlerësojmë guximin e saj për të folur rreth eksperiencës me shëndetin mendor”, thuhet në deklaratën e gjigantit Nike.

Vendimi i saj për t’u larguar nga gara erdhi pasi ajo u gjobit me 15 mijë dollarë meqë nuk u deklarua para mediave pas raundit të parë të ndeshjes të dielen. Duke e lidhur me shkaqe shëndetësore, kampionia e katërfishtë njoftoi përmes Twitterit se nuk do të dalë në konferenca për media gjatë turneut.

Kurse sa i përket vendimit të saj për t’u larguar, ajo tha se kishte ‘luftuar një kohë të gjatë me depresionin”, qysh nga fitorja e titullit të parë në Grand Slam në vitin 2018.

Edhe sponsorët tjerë e mbështetën yllin Osaka, e cila ka lindur në Japoni dhe u rrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews

Exit mobile version