Nicole Scherzinger beson se ajo duhet të “luftojë për t’u parë” në Hollywood, e kjo kryesisht për shkak të moshës së saj.
Ajo aktualisht po luan në rolin e Norma Desmond, në Sunset Boulevard.
Ashtu si personazhi i saj, Nicole ndau se i është dashur të përshtatet gjatë karrierës, kjo sipas saj, për shkak të obsesionit të pafalshëm të industrisë së showbiz-it me njerëz të rinj në moshë.
“Kjo industri është e ashpër dhe e egër”, tha ajo për The Guardian. “Unë e di se si është të jesh e re në bllok. Ju mbyllni sytë, koha kalon dhe jeni si: “Ku shkuan të gjitha?” Brezi i ri vjen dhe befas ju po luftoni për t’u parë dhe për të pasur një zë. Unë ende po e bëj këtë”./UBTNews/