Diva e aktrimit, Nicole Kidman, zbuloi se vuante nga depresioni gjatë realizimit të filmit “Hours”, në të cilin luante rolin e shkrimtares britanike Virginia Woolf, për të cilin u nderua me Oscar.
Filmi tregonte luftën e autores së njohur me shëndetin mendor, si dhe vetëvrasjen e saj duke u mbytur në lumë më 1941. Ishte një skenë që Kidman këmbënguli ta filmonte vet, pa një dubluese.
“Nuk e di nëse e kam menduar ndonjëherë se ishte e rrezikshme, besoj se isha plotësisht në karakterin tim. I futa gurët në xhepa dhe u futa në lumë. Ndoshta as që e kam menduar se mund të jetë e rrezikshme”, tha Kidman duke folur për skenën.
Duke menduar për emocionet e saj në atë kohë, aktorja shtoi se nuk ishte aspak e dëshpëruar.
“Idetë e Virxhinias më rrodhën, pikërisht në momentin kur isha plotësisht e hapur ndaj mendimeve të tilla. Dhe mendoj se Stephen Daldry, regjisori i filmit, ishte shumë i sjellshëm me mua sepse e dinte këtë. Isha plotësisht e hapur që të kuptoja personazhin që interpretoja, por kjo është në thelb bukuria e jetës së aktrimit”, tha Kidman.
Sot gjendjen e saj mendore të atëhershme ajo e quan përvojë që sjell jeta. Për këtë, por edhe për gjëra të tjera, ajo filloi ta shikojë jetën ndryshe, të rritet si person dhe këtë synon ta bëjë me kalimin e moshës./UBTNews/