UBT News

Nicole Kidman në Hong Kong për xhirimet e filmit të ri

Nicole Kidman u fotografua duke xhiruar skena për serialin e saj të ri, “Expats”, në Hong Kong, të hënën.

Aktorja australiane, 54-vjeçare, po u fliste e buzëqeshur stafit në një dyqan veshjesh, duke shikuar rroba para se të blinte. Aktorja dukej në humor të mirë, ndërsa ishte veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona bezhë.

Nicole kishte një grim të thjeshtë në fytyrë, dhe i kishte flokët e kuqe në një stil gjysmë lart, gjysmë poshtë. Aktorja mbante një maskë në fytyrë, teksa merrte udhëzime nga ekipi i saj, para se ta hiqte maskën gjatë xhirimeve.

Nicole udhëtoi nga Sidnei në Hong Kong me avion privat më 12 gusht, për të xhiruar seritë e reja, dhe po qëndron në një rezidencë me qira në qarkun Peak të qytetit.

Sidoqoftë, ajo nxiti polemika dy ditë më vonë pasi u shfaqën fotot e Nicole duke bërë pazar në një butik në rrethin qendror të qytetit me truprojën e saj.

Hong Kongu urdhëron që udhëtarët ndërkombëtarë duhet të përfundojnë të paktën shtatë ditë karantinë pas mbërritjes. Qeveria e Hong-Kongut ka konfirmuar se ka hequr dorë nga këto rregulla të ashpra të karantinës për Kidmanin. Në një deklaratë për HK01, Byroja e Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik e Hong-Kongut ka thënë se Kidman është liruar nga karantina e detyrueshme “për të kryer punë të caktuar profesionale”.

Ky lajm ngjalli reagime të publikut në mediat sociale, ku disa vendas kritikuan Qeverinë për ‘standarde të dyfishta’ për personalitetet e famshme./UBTNews

Exit mobile version