UBT News

Nicole Ari Parker fytyra më e re e kastës të “Sex and The City”

UNIVERSAL CITY, CA - OCTOBER 04: Actress Nicole Ari Parker visits Hallmark's "Home & Family" at Universal Studios Hollywood on October 4, 2018 in Universal City, California. (Photo by Paul Archuleta/Getty Images)

Aktorja e njohur kanadeze Kim Cattrall, e njohur më së shumti për rolin e saj ikonik në serialin “Sex and The City” që filloi transmetimin në vitin 1998, nuk do të jetë pjesë e vazhdimit të serialit, transmeton UBT News.

Ajo kishte thënë se është mjaftuar me aq sa ka qenë pjesë e serialit se nuk do ta vazhdojë më rolin e saj si shoqja e ngushtë e Carrie Bradshaw. Kjo deklaratë i mërziti fansat, megjithatë regjisorët filluan të kërkojnë zëvendësimin e saj, dhe tashmë e kanë gjetur.

Nicole Ari Parker, e njohur për rolet e saj në filmat si: Blue Streak, Remember the Titans, Brown Sugar, dhe Almost Christmas, do të jetë shoqja e ngushtë e Carrie Bradshaw në vazhdimin e serialit, në vend të Kim Cattrall.

Ndërsa thashethemet janë se personazhi që luajti Cattrall do të shpallet e vdekur, edhe pse kjo pjesë ende nuk është konfirmuar nga regjisorët./UBTNews

Exit mobile version