UBT News

Nicolas Cage nuk dëshiron të quhet ‘aktor’

Ndonëse është një ndër aktorët më të njohur, Nicolas Cage, deklaroi se ai do të preferonte që t’i referoheshit atij si një “tespian”.

Fituesi i Oskarit, i njohur për interpretimet në filma të tillë si “Leaving Las Vegas” dhe “Face/Off” ndau gjatë një bisede në podkastin e Variety’s Awards Circuit se ai nuk është një adhurues i të quajturit “aktor”.

“Për mua gjithmonë nënkupton, ‘Oh, ai është një aktor i madh, prandaj ai është një gënjeshtar i madh’,” tha Cage.

“Tespian” funksionon më mirë për të, tha ai, “sepse tespian do të thotë se po hyn në zemrën tënde, ose po futesh në imagjinatën tënde, ose në kujtimet ose ëndrrat e tua, dhe po sjell diçka për të komunikuar me audiencën”.

Filmi i fundit i Cage, i cili do të lansohet më 22 prill të këtij viti, titullohet “Unbearable Weight of Massive Talent”, ku ai luan vetën e tij. Filmi është i zhanrit komedi dhe aksion dhe ka për regjisor Tom Gormican./UBTNews/

Exit mobile version