Të hënën, ndërsa një pjesë e rëndësishme e industrisë së argëtimit ishte e zënë duke u përgatitur për Met Gala 2021, reperja Nicki Minaj shkoi në Twitter për të shpjeguar pse nuk do të merrte pjesë në ngjarje, transmeton UBT News.
Të hënën në mbrëmje, Minaj dukej se kritikonte kërkesën e vaksinës së Met Gala-s, duke përmendur një përvojë të fundit me COVID-19 që e pengoi atë të kujdesej për fëmijën e saj të vogël dhe duke shpjeguar se ajo do të merrte vaksinën “sapo të ndihej se ka bërë mjaft kërkime”.
“Ata duan që ju të vaksinoheni për Met [Gala]. Nëse unë vaksinohem nuk do të jetë për Met. Do të jetë një herë kur të ndiej se kam bërë kërkime të mjaftueshme. Unë jam duke punuar në këtë tani. Ndërkohë dashuritë e mia , qëndroni të sigurt. Vendoseni maskën […]”, shkroi ajo.
Më vonë, ajo shtoi se kishte dyshime për shkak të eksperiencës së një miku të saj në Trinidad. Por ajo nuk e mohoi marrjen e vaksinës në të ardhmen.
Ajo shkroi në Twitter se ka mundësi të marrë vaksinën kur të vijë koha që ajo të shkojë në turne – dhe pyeti ndjekësit se cilën vaksinë duhet të marrë./UBTNews