Një nga më të preferuarit, Nick Kyrgios u tërhoq nga Australian Open si pasojë e një lëndimi në gju.
27-vjeçari u tha gazetarëve se është “ekstremisht i shqetësuar” se do të mungojë në atë ngjarje, që do të mbahet në Melbourne.
“Jam i shkatërruar, padyshim, është turneu në shtëpinë time. Pata momente të jashtëzakonshme”, deklaroi ai mes tjerash në një konferencë shtypi.
Kyrgios do të përballej me Roman Safiullin në raundin e parë të enjten. Në vend të tij do të jetë amerikani Denis Kudla.
Gjatë asaj konference shtypi, fizioterapeuti i tij, Will Maher, tha se nuk është lëndim që mund t’i japë fund karrierës së tij./UBTNews/