UBT News

Ngrihet padi ndaj Travis Scott dhe organizatorëve të koncertit

Më shumë se 125 njerëz që ishin pjesë e koncertit Astroworld kanë paditur reperin Travis Scott dhe organizatorët për 750 milionë dollarë. Në koncertin e tij mbetën të vdekur 10 persona.

Familja e Axel Acosta, 21-vjeçar, një nga 10 viktimat, është ndër ata që kanë ngritur padinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thuhet se Scott dhe reperi Drake performuan pavarësisht kërkesës për ndihmë nga audienca. Kurse Scott tha se nuk ishte në dijeni për tragjedinë deri pas përfundimit të koncertit.

Javën e kaluar, reperi tha se është ‘i shkatërruar’ nga ngjarjet në Houston, dhe u zotua se do t’i ndihmojë familjet e prekura./UBTNews

Exit mobile version