Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.
Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/
