Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se monumenti i Washingtonit është mbyllur përkohësisht dhe një burrë është dërguar në paraburgim për ngjyrosjen me bojë të kuqe të monumentit. Ai spërkati monumentin me bojë të kuqe dhe shkroi një mesazh profan në bazën e monumentit në Washington DC.
Policia tha se nuk e di nëse kjo mbyllje e përkohshme e monumentit do të ndikojë në numrin e vizitorëve, ndonëse është paraparë që ai të hapet nesër, në ora 10:00.
Me riparimin dhe largimin e bojës do të merren kujdestarët e Shërbimit të Parkut Kombëtar.
Struktura ikonë në National Mall është emëruar sipas George Washington, presidentit të parë të vendit. Obelisku u përfundua në vitin 1888./UBTNews/