UBT News

Ngjarje e pazakontë në Argjentinë, tifozi plagos me armë trajnerin

Trajneri i klubit argjentinas, Ferro General Pico, Mauricio Romero është qëlluar me armë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Huracan Las Heras.

Kjo ngjarje ka ndodhur këtë vikend, ku fillimisht tifozët e nisën me përleshje mes vete. Trajneri Romero u plagos në krah pasi që u godit me armë, ku me të dëgjuar të shtënat, futbollistët dhe gjyqtarët në fushë u larguan me shpejtësi drejt zhveshtoreve, kurse tifozët gjetën strehim pas mureve të stadiumit.

Klubi i Ferro General Pico pas incidentit ka njoftuar për mediat se trajneri i tyre Mauricio Romero u dërgua menjëherë për tretman në spitalin lokal, ku është jasht rrezikut për jetë dhe në proces të rikuperimit.

Exit mobile version