Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, po përballet me reagime pasi u publikua një video ku ajo shihej duke u argëtuar.
Në video, e cila u mor nga mediat sociale, ajo dhe miqtë e saj, përfshirë edhe të famshëm finlandezë shiheshin duke vallëzuar dhe kënduar. Ajo është përballur me kritika nga partitë opozitare. Madje një lidere i ka kërkuar të bëjë një test droge.
Marin, 36-vjeçare mohoi të ketë marrë drogë, duke thënë se ajo vetëm piu alkool dhe thjesht festoi më tepër se zakonisht.
Kryeministrja më e re në botë nuk e fsheh festimin dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore.
Udhëheqësja e partisë opozitare, Riikka Purra, i bëri thirrje zonjës Marin të bëjë një test vullnetar të drogës, duke thënë se kishte dyshime mbi kryeministren./UBTNews/