Ernest Muçi, sulmuesi shqiptar që gjatë sezonit të kaluar ishte lojtari më i dashur i tifozëve të Beshiktashit, po përjeton një situatë të çuditshme në këtë fillim sezoni. Pavarësisht se ishte konsideruar si një “diamant” i klubit dhe një lojtar kyç për merkato, Muçi tani është në stol dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në dy ndeshjet zyrtare të sezonit të ri nën drejtimin e trajnerit të ri, Van Bronckhorst.
Kjo situatë ka ngjallur shumë spekulime në opinionin sportiv. Një hipotezë është se Muçi mund të largohet nga klubi, me Aston Villan që po e ndjek nga afër. Megjithatë, një transferim i tillë do të ishte kompleks, pasi Beshiktashi ka investuar një shifër rekord prej 10 milionë eurosh për ta sjellë Muçin në Stamboll dhe dëshiron të përfitojë maksimalisht nga një mundshme shitje.
Nga ana tjetër, mund të ketë edhe mundësi që Muçi të mos jetë në planet e trajnerit për këtë sezon. Në ditët në vijim, pritet të dalë një informacion më i qartë mbi situatën e tij te Beshiktashi dhe të ardhmen e mundshme të lojtarit./UBTNews/