UBT News

Nga sot shtetasit e Kosovës mund të hyjnë pa test PCR në Maqedoni të Veriut

Nga sot shtetasit e Kosovës mund të hyjnë pa test PCR në Maqedoninë e Veriut. Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka marrë këtë vendim më 6 tetor.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se sipas parimit të reciprocitetit, edhe qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga sot mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR.

“Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19.”, shkroi Zemaj mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version