Njerëzit e pasur prej vitesh nuk i kanë kursyer investimet në “mjetet” e luksit si varkat dhe jahtet, prandaj edhe sfidat janë gjithnjë e më të forta.
Por një kompani holandeze dhe një sipërmarrës gjerman, kanë tentuar që me “konceptin” e tyre të shndërrojnë një aeroplanmbajtëse të vjetër në një mega-jaht luksoz.
Synimi i studios është përveç krijimit të një jahti që do të shkaktojë zili në të gjithë botën, edhe ndryshimi i imazheve të errëta dhe të frikshme që kanë zakonisht aeroplanmbajtëset.
Projekti ambicioz po i afrohet gjithnjë e më shumë realitetit pasi Udo Stern, një sipërmarrës gjerman, po punon për të siguruar investitorë.
E quajtur Foch, aeroplanmbajtësja është përdorur nga Marina Franceze, nga 1963 deri në 2000. Pas vitit 2000, ajo u ble nga Brazili dhe u quajt Sao Paolo, përpara se të hiqej nga përdorimi gati 10 vjet më vonë.