Amerikanët sot do t’i përkujtojnë viktimat e 11 shtatorit, në ceremonitë përkujtimoore që mbahet në 22 vjetorin e sulmit terrorist më vdekjeprurës në tokën amerikane.
Përkujtimet shtrihen që nga vendet e sulmit, në Qendrën Tregtare Botërore të New Yorkut, Pentagon dhe Shanksville, Pensilvani deri në Alaskë dhe më gjerë.
Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë në ceremoninë në bazën ushtarake në Anchorage.
Vizita e tij, gjatë kthimit nga udhëtimi në Indi dhe Vietnam, tregon se ndikimi i 11 shtatorit u ndje në çdo cep të kombit, sado i largët. Sulmet e avionëve morën rreth 3000 jetë dhe riformësuan politikën e jashtme amerikane dhe frikën e brendshme.
Atë ditë, “ne ishim një vend, një komb, një popull. Kjo ishte ndjenja. Të gjithë u mblodhën dhe bënë atë që mundëm, ku ishim, për t’u përpjekur të ndihmonim, “tha Eddie Ferguson, shefi i shpëtimit nga zjarri në kontenë Goochland të Virxhinias, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris do t’i bashkohet ceremonisë në sheshin Kombëtar të Memorialit dhe Muzeut të 11 Shtatorit. Ngjarja nuk do të ketë komente nga figurat politike, përkundrazi do t’iu jepet podiumi familjarëve të viktimave për një lexim prej një ore të emrave të të vdekurve.