Nga nesër në Shqipëri maskat do të jenë të detyrueshme në në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzimin, ku thuhet se përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5-2 m dhe higjienën e duarve.
“Mbajtja e maskës është E DETYRUESHME në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi I kësaj masë do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.”, thuhet mes tjerash në udhëzues./UBTNews