Shqipëria po i ashpërson masat ndaj COVID-19. Nga nesër do të hyjnë në fuqi masat e reja, ku parashihet kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
“Kufizohet lëvizja nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00. Administrata publike do të punojë nga shtëpia. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Masat e reja hyjnë në fuqi nesër dhe do të zgjasin tri javë./UBTNews