Orkestra e fëmijëve dhe të rinjve “Amadeus” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Grand Prix” dhe vendin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Spring Symphonies 2026”, të mbajtur në Spanjë.
Nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, përballë dhjetëra orkestrave nga vende të ndryshme, të rinjtë nga Kosova përfaqësuan denjësisht vendin, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe pasion të rrallë për muzikën.
Ky sukses i madh nuk përfaqëson vetëm një çmim, por është dëshmi e punës së palodhshme, sakrificës dhe ëndrrave të mëdha që i bashkojnë të gjithë anëtarët e orkestrës.
Nën udhëheqjen vizionare të drejtoreshës Hana Petrovci, Orkestra “Amadeus” po vazhdon të korrë suksese dhe të bëjë krenar gjithë Kosovën me talentët e saj të rinj.
Nga ekipi i orkestrës është shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe i kanë mbështetur në këtë rrugëtim të suksesshëm.
