UBT News

Nga Kosova në Oscar: Luana Bajrami triumfon në skenën më të madhe të kinemasë

Aktorja me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami, ka arritur një sukses të madh në kinematografinë botërore pasi filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, në të cilin ajo luan rolin kryesor, është vlerësuar me çmimin “Best Live Action Short Film” në ceremoninë e Oscar.

Në këtë film, Bajrami interpreton një personazh në një histori të vendosur në një Paris të pazakontë, ku puthjet janë të ndaluara me ligj. Narrativa paraqet një realitet absurd dhe të ftohtë, ku personazhet përballen me rregulla të çuditshme dhe kufizime të pazakonta.

Fitimi i këtij çmimi e vendos emrin e Bajramit në skenën më të madhe të kinemasë botërore. Aktorja, me origjinë nga fshati Pleshinë i Ferizajt, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pasi filmi në të cilin ajo luan fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë të shkurtër me aktorë.

Luana Bajrami emigroi në Francë në moshën shtatëvjeçare. Ajo ka lindur më 14 mars 2001 dhe u bë e njohur për publikun ndërkombëtar me paraqitjen e saj në filmin “Portrait of a Lady on Fire” , si dhe në filmin “School’s Out” .

 

Exit mobile version