UBT News

​Nga Kosova në elitën e basketbollit amerikan, Edona Thaçi shkruan histori në WNBA

Ish-basketbollistja e përfaqësueses së Kosovës, Edona Thaçi, ka shënuar një arritje të rëndësishme profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë pjesë e USA Network për mbulimin e WNBA. Me këtë angazhim, ajo hyn në histori si shqiptarja e parë që punon si komentatore në ligën elitare të basketbollit për femra.

Ky sukses vjen pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues profesional. Për Edonën, arritja nuk përfaqëson vetëm një hap të madh në karrierë, por edhe një shpërblim për punën e vazhdueshme, përkushtimin dhe sakrificat që e kanë shoqëruar gjatë viteve, si në parket ashtu edhe në botën e medias sportive.

Në mesazhin e saj drejtuar të rinjve, ajo thekson rëndësinë e besimit në vetvete, durimit dhe këmbënguljes, duke shpresuar që historia e saj të shërbejë si frymëzim veçanërisht për vajzat shqiptare që synojnë basketbollin ose gazetarinë sportive.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar me urime për këtë arritje historike, duke i dëshiruar Edona Thaçit suksese të mëtejme në vazhdimin e karrierës së saj profesionale në skenën ndërkombëtare.

Exit mobile version