Korporata Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) thotë se nuk janë rritur çmimet e energjisë elektrike në Kosovë.
Sipas KEDS-it, çmimet e energjisë elektrike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet.
“Çmimet e energjisë elektrike nuk janë rriturSot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës. Çmimet e energjise elektike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet. Ju lutem ta korrigjoni këtë lajm të pavërtetë!Autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim pë rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij instituconi, pasi është më kredibili për çmimet e energjisë elektirke.”, thuhet në reagimin e KEDS-it./UBTNews