Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.
MSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.
MSH ka siguruar vaksina të mjaftueshme, andaj ftohen qytetarët që nga data 31 janar e tutje të vaksinohen.