Neymar Jr. ka shprehur shqetësimin e tij për përjashtimin e Rodrygo-s nga lista e ngushtë për ‘Topin e Artë’. Ish-ylli i Barcelonës e ka shprehur këtë kritikë në Instagram, duke e cilësuar Rodrygo-n si një nga “mes pesë më të mirëve në botë”.
Në një intervistë për BeIn Sport, Neymar ka ndarë edhe renditjen e tij për tre lojtarët më të mirë për këtë vit, duke i vendosur këta lojtarë në krye të listës:
“Vini Júnior është i pari; Rodrygo dhe Jude Bellingham janë barazim për vendin e dytë, ndërsa Mbappe është mes tre të parëve.”
Në lidhje me Vinicius Júnior, ylli i Al Hilal ka shprehur besimin e tij se ky i fundit do të fitojë ‘Topin e Artë’:
“Topi i Artë është i tij, shpresoj të jetë kështu. I kam dërguar një mesazh para finales së Ligës së Kampionëve dhe një tjetër pas ndeshjes. Jam i sigurt se do ta fitojë Topin e Artë; është i jashtëzakonshëm dhe përfaqëson në mënyrën më të mirë kombëtaren tonë në botë.”/UBTNews/