UBT News

Neymar përballet me gjyqin, akuzohet për korrupsion dhe mashtrim

Neymar, Barcelona dhe Santos do të dalin në gjyq më 17 tetor për akuzat për mashtrim dhe korrupsion lidhur me transferimin e yllit brazilian te Barça në vitin 2013, raporton grupi brazilian i investimeve DIS.

Babai, nëna e Neymar dhe kompania familjare “N&N” janë akuzuar gjithashtu në këtë rast, së bashku me ish-menaxherin e Santos, Odilio Rodrigues, dhe Sandro Rosell e Josep Maria Bartomeu, përkatësisht presidentin dhe nënpresidentin e atëhershëm të Barcelonës.

Rasti në fjalë vjen si pasojë e një ankese nga DIS, e cila zotëronte një pjesë të drejtave të transferimit të Neymar dhe pretendon se mori më pak para sesa i takonte kur Neymar iu bashkua Barcelonës.

Në Spanjë dhe Brazil u kryen hetime nëse ndonjë pjesë e tarifës së transferimit ishte fshehur, dhe gjyqi, që do të mbahet në Gjykatën Provinciale të Barcelonës, është planifikuar të zgjasë deri më 31 tetor.

Neymar e ka mohuar keq-bërjen, por në vitin 2017, Gjykata e Lartë e Spanjës hodhi poshtë ankesat e lojtarit, prindërve të tij, N&N dhe dy klubeve, duke e hapur rrugën që çështja të shkojë në gjyq.

Exit mobile version