UBT News

Neymar, Messi, Pele, Maradona? Këta janë golashënuesit më të mirë me kombëtare të Amerikës së Jugut

Mbrëmë pasmesnate, ylli brazilian Neymar shtoi edhe një gol tjetër në llogarinë e tij të golave me Kombëtaren e Brazilit.

Ylli i Paris Saint-Germain shënoi golin e fitores dhe të vetmin në ndeshje, ku Brazili e mposhti me rezultat minimal 1:0 në një miqësore Japoninë.

Neymar e shënoi golin nga penalltia në minutën e 77’ të takimit, që do të thotë se ai tani ka gjetur rrjetën e golit 74 herë në total për kombëtaren e tij.

Ndërkaq, goli i Neymar tani e dërgon atë shumë pranë legjendës braziliane, Pele, i cili ka të regjistruar 77 gola me Brazilin.

Sipas statistikave nga “Transfermarkt”, Neymar zë vendin e tretë si golashënuesi më i mirë i Amerikës Jugore në rol me kombëtaren e tij, ku para tij gjendet Pele, ndërsa vendin e parë e uzurpon ylli argjentinas, Lionel Messi.

Më poshtë mund të gjeni 25 golashënuesit më të mirë Amerikës Jugore në detyrë me kombëtaret e tyre.

1.Lionel Messi (Argjentina) – 86 gola

2.Pele (Brazil) – 77 gola

3.Neymar (Brazil) – 74 gola

4. Luis Suarez (Uruguai) – 68 gola

5.Ronaldo (Brazil) – 62 gola

6. Edinson Cavani (Uruguai) – 56 gola

7. Romario (Brazil) – 55 gola

8. Gabriel Batistuta (Argjentina) – 54 gola

9. Zico (Brazil) – 48 gola

10. Alexis Sanchez (Kili) – 48 gola

11. Sergio Aguero (Argjentina) – 41 gola

12. Eduardo Vargas (Kili) – 40 gola

13. Paolo Guerrero (Peru) – 39 gola

14. Bebeto (Brazil) – 38 gola

15. Marcelo Salas (Kili) – 37 gola

16. Diego Forlan (Uruguai) – 36 gola

17. Hernan Crespo (Argjentina) – 35 gola

18. Enner Valencia (Ekuador) – 35 gola

19. Rivaldo (Brazil) – 35 gola

20. Jairzinho (Brazil) – 35 gola

21. Salomon Rondon (Venezuela) – 35 gola

22. Radamel Falcao (Kolumbia) – 35 gola

23. Ivan Zamorano (Kili) – 34 gola

24. Diego Maradona (Argjentina) – 34 gola

25. Ronaldinho (Brazil) – 33 gola

Exit mobile version