Klubi spanjoll i futbollit Barcelona njoftoi të hënën se ka arritur një marrëveshje miqësore për t’i dhënë fund betejës ligjore me ish-futbollistin e saj, brazilianin Neymar, që u largua nga Barca drejt PSG në 2017.
Neymar nisi betejën për shkak të bonuseve të papaguara siç ai tha, pjesë e kontratës që kishte firmosur në tetor të 2016, përpara transferimit në shumën rekord prej 222 milionë euro drejt Parisit.
Neymar paditi në gjykatë klubin katalanas për shumën e 46.3 milionë eurove dhe nga klubi është kundër-paditur për shkelje të kontratës.
Gjykata vendosi në anën e Barcas, duke urdhëruar qershorin e shkuar brazilianin që t’i paguajë Kamp Nout, plot 6.7 mln euro. Neymar apeloi vendimin dhe nisi një çështje të re ndaj blaugranave, që tashmë u zgjidh me një marrëveshje.