Sulmuesi i Santos, Neymar u largua nga fusha në lot pasi dëmtoi këmbën, vetëm 34 minuta në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionatin brazilian të futbollit.
33-vjeçari, i cili u rikthye pas gjashtë javësh pasi ishte jashtë fushe si pasojë e një një dëmtimi në kofshë, e nisi titullar kundër Atletico MG.
Ish-sulmuesi i Barcelonës kishte veshur një fanellë speciale me numrin 100 për të përkujtuar paraqitjet e tij të 100-të në stadiumin ‘Vila Belmiro’ të Santos.
Por, Neymar bëri me shenjë drejt pankinës pas golit të Alvaro Barreal që i dha Santosit epërsinë 2-0. Sulmuesi u ul në fushë për të pritur ndihmën mjekësore.
Mjekët treguan se ai nuk mund të vazhdonte dhe një Neymar qartësisht emocional u largua nga fusha në lot, duke mbajtur me dorë zonën e majtë të kofshës që e kishte mbajtur jashtë për gjashtë javët e mëparshme.