Sulmuesi i Paris Saint-German, Neymar mbërriti në Doha të premten për një operacion për dëmtimin e kyçit të këmbës që i ka dhënë fund sezonit të tij, tha agjencia zyrtare e lajmeve e Katarit.
Braziliani 31-vjeçar po përballet me deri në katër muaj mungesë në lojë pasi pësoi dëmtim muajin e kaluar duke luajtur kundër Lille.
PSG, në pronësi të Katarit, tha se Neymar, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në botë në 2017, do t’i nënshtrohej një operacioni riparimi të ligamenteve në Doha.
Neymar ka premtuar se do të “rikthehet më i fortë” pas operacionit të tij./UBTNews/