Skuadra me pronarët më të pasur në botë Newcastle United po synon që të përforcojë repartin e sulmit në afatin kalimtar të transferimeve në janar, raporton “The Sun”.
Spekulohet që Newcastle ka shprehur interesim serioz në shërbimet e sulmuesit të Interit Edin Dzeko.
Sulmuesi 35 vjeçar ka qenë ndër lojtarët kyç të Interit në këtë sezon, duke e zëvendësuar ish-sulmuesin Romelu Lukaku me tetë gola në Serie A.
Thuhet se Newcastle dhe krerët e tyre e kanë identifikuar Dzekon si opsion të dytë, nëse nuk arrijnë që ta transferojnë sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.
Newcastle e sheh si prioritet pistën e Martial, ku ky i fundit ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga Manchester United këtë janar, por nëse dështon pista për transferimin e yllit francez, Dzeko do të jetë prioriteti kryesor për repartin e sulmit.