Sandro Tonali ishte një nga përforcimet më interesante gjatë verës së kaluar te Newcastle dhe mesfushori u prit me shumë bujë nga të gjithë tifozët dhe vetë klubi anglez, por pezullimi i tij ka bërë që gjërat të ndryshojnë dhe siç duket ka shkaktuar probleme mjaft serioze te skuadra e drejtuar nga Eddie Howe.
Mesfushori është përsëri në qendër të vëmendjes, teksa drejtuesit anglezë po mendojnë për merkaton verore dhe gjithashtu kërkojnë një lojtar cilësor me kosto të ulët.
Një emër i cili gjendet në listë është ai i spanjollit të Realit të Madridit, Dani Ceballos, i cili pëlqehet te Newcastle, me 27-vjeçarin që këtë sezon nuk ka luajtur edhe aq shumë sa ka pritur.
Në anën tjetër kontaktet e para për një marrëveshje të mundshme mes palëve thuhet se kanë filluar me ‘Los Blancos’, të cilët kërkojnë 8 deri në 10 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin e tyre./UBTNews/