Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë Newcastle United ka shprehur interesim në portierin e Lazios, Thomas Strakosha, dhe dëshiron ta transferojë atë në afatin kalimtar të transferimeve në janar, raporton “The Sun”.
Sipas disa spekulimeve, skuadra nga Premier Liga kishte dërguar disa analistë të klubit që të monitorojnë 26 vjeçarin shqiptar në barazimin 2:2 të Lazios kundër Marseille, ku thuhet se pas ndeshjes ata ishin të kënaqur me paraqitjen e tij.
Newcastle po shpreson që të arrijë marrëveshje verbale me Strakoshan javëve në vazhdim, që ta transferojë atë në janar, dhe do t’i ofrojë Lazios një ofertë të mirë për të nënshkruar menjëherë me portierin shqiptar.
Po ashtu, thuhet se Strakosha është duke e konsideruar këtë ofertë, pasi që te Lazio është portieri rezervë i veteranit spanjoll Pepe Reina.