UBT News

Newcastle bën gati rinovimin me brazilianin i cili ishte i lënduar nga janari

Skuadra e Newcastle po kalon një sezon jo stabil, me anglezët të cilët janë larg formës në krahasim me sezonin e kaluar. Skuadra e Eddie Howe aktualisht renditet në vendin e tetë në Premier League.

Kështu tanimë drejtuesit e klubit kanë nisur punën për edicionin e ri, teksa nuk bëhet fjalë për merkato, por edhe për rinovime.

Joelinton, i cili mungon prej janarit për shkak të një dëmtimi është pranë rinovimit, me palët që tani kanë rënë dakord për një marrëveshje të re.

Mesfushori brazilian konsiderohet si një “shtyllë” e skuadrës së Howe, teksa mediat britanike kanë bërë të ditur se flitet për një rinovim afatgjatë, gjë që do të bëhet me dije shumë shpejt edhe nga vetë skuadra angleze./UBTNews/

Exit mobile version