Prokurori i rrethit të New York-ut ia ka kthyer Italisë artin e vjedhur në vlerë prej 19 milionë dollarë. Në mesin e tyre është edhe një kokë mermeri e perëndeshës Athena, në vlerë prej 3 milionë dollarë.
Artefaktet e vjedhura iu shitën muzeve dhe tregtarëve privatë nga grabitës që u dënuan.
Kjo është përpjekja e fundit e qytetit të New York-ut për të kthyer mallrat e grabitura në vendin e tyre të origjinës – 66 milionë dollarë janë kthyer vetëm gjatë këtij viti.
Giacomo Medici dhe Giovanni Franco Becchina janë ndër grabitësit e dënuar që përdorën një rrjet në të gjithë Italinë për të vjedhur artefakte nga vende të pambrojtura./UBTNews/