Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj në koncertin “New Generation”, nën kujdesin artistik të tenorit të njohur Ramón Vargas dhe me pianisten Jess Rucinski, disa të rinjtë talentuar nga mbarë bota sollën një mbrëmje të mrekullueshme operistike në Prishtinë.
Programi përfshiu vepra nga kompozitorë të njohur si Puccini, Rossini, Donizetti, Mozart, Bellini, Gounod, Verdi dhe Kálmán. Artistët e rinj interpretuan arie dhe duete të njohura nga opera si Gianni Schicchi, Il Barbiere di Siviglia, L’elisir d’amore, Roméo et Juliette, Le nozze di Figaro, La Traviata dhe Norma.
Ky koncert ishte një dëshmi e fuqishme e potencialit të brezit të ri të këngëtarëve operistikë, të cilët po marrin përkrahje përmes këtij festivali ndërkombëtar që promovon talentin dhe artin në skenën ndërkombëtare.