UBT News

Neves i përgjigjet spekulimeve: Të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë për Barcelonën

Një ndër emrat që Barcelona ka shprehur interesim për ta transferuar është edhe mesfushori i Wolverhampton, Rúben Neves.

Raportohet se Barcelona dëshiron ta përforcojë mesfushën, dhe ndër emrat e preferuar të Xavit është portugezi, Ruben Neves.

Neves tani i është përgjigjur spekulimeve që po e lidhin me Barçën, ku tha se çdo lojtarë dëshiron që të luajë për Barcelonën.

“Nëse pyesni në përgjithësi, të gjithë lojtarët dëshirojnë të luajnë për Barcelonën. Është njëri nga klubet më të mira në botë”, tha Neves.

“Është një privilegj për mua që të jem i lidhur me një transferim te ky ekip. Kush nuk do të dëshironte që të luaj për Barcelonën? Është normale”, shtoi më tej mesfushori portugez.

Në 223 paraqitje në të gjitha garat për Wolverhampton, Ruben Neves ka arritur të regjistrojë 26 gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version