Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ka zbuluar se kishte vuajtur nga kanceri në lëkurë në fytyrën e tij, i cili e detyroi atë t’i nënshtrohet operacionit plot tri herë.
Bëhet e ditur nga mediat në Gjermani që Neuer nuk konsiderohet në dyshim për tu paraqitur në Kupën e Botës “Katar 2022” pas tre operacioneve.
Neuer e zbuloi lajmin në fjalë në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa tani ka investuar në një krem për diell me tenisten, Angelique Kerber.
“Më duhej t’iu nënshtrohem tre operacioneve dhe kam pasur kancer të lëkurës. Pasi që vazhdimisht jemi duke u stërvitur dhe luajmë jashtë, dhe se kemi dëshirë që të kalojmë kohën e lirë në natyrë, është esenciale për ne që të fillojmë të përdorim mbrojtje kundër diellit me faktor 50+ gradë celcius”, tha Neuer.