UBT News

Netflix planifikon një shou real të bazuar në “Squid Game”

Netflix po rekruton pjesëmarrës për një shfaqje televizive reale të frymëzuar nga seriali më i njohur i të gjitha kohërave, “Squid Game”.

Megjithatë, nuk do të jetë lojë për jetë a vdekje siç përshkruhet në dramën distopike të Koresë së Jugut. Në fakt, 456 rekrutë nga e gjithë bota do të luajnë lojëra në të cilat humbësi përfundon duke shkuar në shtëpi duarthatë, duke hequr dorë kështu nga çmimi i madh prej 4.5 milionë dollarësh.

Netflix po ashtu konfirmoi edhe sezonin e dytë. Të mërkurën, platforma njoftoi se emisioni i ri me 10 episode, “Squid Game: The Challenge”, do t’ia ofrojë fituesit çmimin më të madh në historinë e televizionit, dhe publikut lojën me numrin më të madh të pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 21 vjet, të flasin gjuhën angleze dhe të jenë të lirë për të paktën katër javë në muajt e parë të vitit 2023, për ta xhiruar emisionin.

456 pjesëmarrësit janë gjurmë për serinë imagjinare, e cila përmban të njëjtin numër lojtarësh, me protagonistin kryesor Seong Gi-hun, i njohur si lojtari 456./UBTNews/

Exit mobile version