UBT News

Netflix nga nëntori nis transmetimin me reklama

Netflix në muajin nëntor do të lansojë opsionin e ri të transmetimit me reklama, duke prezantuar një ofertë më pak të shtrenjtë derisa po lufton për t’i mbajtur shikuesit.

Ky opsion do të jetë i disponueshëm në 12 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Meksikën dhe Australinë.

Çmimi i këtij shërbimi për një muaj në Britani të Madhe do të jetë 4,99 funte dhe 6.99 dollarë në ShBA.

Netflix ka humbur abonentë ndërsa konkurrenca dhe presionet e kostos së jetesës rriten. Kompania humbi më shumë se 1 milion abonentë në gjysmën e parë të këtij viti. Ajo do të ofrojë një përditësim të asaj shifre për investitorët javën e ardhshme./UBTNews/

Exit mobile version