UBT News

Netflix heq nga transmetimi një film për shkak të reagimeve nga grupet hindu

Filmi indian që ngjalli reagime për “lëndimin e ndjenjave fetare të komunitetit hindu” është hequr nga Netflix disa ditë pasi filloi transmetimi. Netflix tha se filmi në gjuhën tamile – Annapoorani: The Goddess of Food – u hoq me “kërkesën e licencuesit”.

Në film luan aktorja Nayanthara në rolin e një gruaje brahmine hindu që synon të bëhet kuzhiniere. Ajo shfaqet kundër besimeve fetare të familjes së saj, duke ngrënë mish dhe duke u mësuar se si ta përgatisë atë. Shumë brahminë nuk hanë mish, në përputhje me rregullat e ngurta të kastës.

Anëtarët e komunitetit reaguan në shenjë kundërshtimi ndaj kësaj skene dhe skenave të tjera në film, sikurse ajo kur aktorja shfaqet duke falur namaz.

Producentët e filmit ende nuk kanë reaguar lidhur me këtë çështje./UBTNews/

Exit mobile version