Gjiganti i transmetimit, Netflix po planifikon të zgjerojë veprimtarinë edhe në Afrikë. Nga kompania thonë se falë investimit prej 175 milionë dollarësh në kontinent që nga viti 2016, janë prodhuar tashmë disa shfaqje të njohura.
Njoftimi u bë në një ngjarje në Johannesburg, pasiqë Netflixi publikoi një raport mbi ndikimin e kompanisë në Afrikë të Jugut, Nigeri dhe Kenia. Në raport thuhet se kompania prodhoi 12 mijë vende në kontinent.
Nga Netflixi thonë se për të shfaqur histori afrikane në një skenë globale, ka nevojë për mbështetjen e “qeverive, shoqërisë civile, sektorit privat dhe industrisë” për t’ua mundësuar industrive kinematografike të lulëzojnë./UBTNews/