UBT News

Netflix do të realizojë një serial për aktorin e famshëm të “Money Heist”

I erdhi fundi serialit të mirënjohur “Money Heist”, i njohur ndryshe edhe si “La Casa De Papel”, por rrjeti i transmetimit, Netflix, po e zgjeron universin e grabitjes!

Netflix do të realizojë një serial të ri bazuar në dramën spanjolle, por që do të ketë në fokus personazhin e famshëm të serialit “La Casa De Papel”, Berlinin, ndryshe i njohur edhe si Andrés de Fonollosa, rol ky që luhet nga Pedro Alonso. Ky serial do të lansohet në vitin 2023.

Platforma nuk dha më shumë detaje, megjithatë aktori është i dyti për nga rëndësia në serialin “Money Heist” pas profesorit. Ky serial lansoi sezonin e fundit më 3 dhjetor./UBTNews

Exit mobile version