Will Smith duket se po humbet mundësitë e karrierës pas sherrit të tmerrshëm në Oscars.
Projektet e ardhshme të yllit të “King Richard” janë lënë në pritje si rezultat i pasojave që Smith po merr vazhdimisht pasi goditi Chris Rock në skenë.
Hollywood Reporter tha se të dy Netflix dhe Sony kanë ndërprerë projektet e Will Smith pas incidentit.
“Netflix ishte në proces të gjetjes së një regjisori të ri për “Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë”, tha THR. Smith do të luante një shef krimi me një problem memorie.
“Sony po frenon gjithashtu “Bad Boys 4”, i cili ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve”, shtoi media.
Will goditi Rock në fytyrë, pasi ky i fundit u tall me gjendjen mjekësore të gruas së tij Jada Pinkett Smith.
Të hënën në mbrëmje, Smith, megjithatë, kërkoi falje për veprimet e tij./prive.al