Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, është zotuar se do të kundërshtojë çfarëdo sanksionesh kundër ushtrisë së vendit të tij. Reagimi i tij vjen pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta ndërpresin ndihmën për njërën prej njësiteve të saj.
Derisa zyrtarët amerikanë nuk e bënë të ditur emrin e njësitit që pritet të sanksionohet, më tutje bëjnë të ditur se bëhët fjalë për Netzah Yehuda – një batalion e këmbësorisë i themeluar rreth 25 vjet më parë për t’i futur në ushtri burrat ultra-ortodoks.
Liderët izraelitë e kanë cilësuar si të “padrejtë” vendimin për sanksionet, po ashtu nl një kohë lufte, dhe kanë bërë të ditur se do ta kundërshtojnë.
Netzah Yehuda, ka qenë e vendosur gjithmonë në Bregun e okupuar Perëndimor dhe disa pjesëtarët të tij kanë ndërlidhje me abuzimet kundër palestinezëve. Ky njësit është pjesë e vogël përbërëse e pranisë ushtarake të Izraelit në këtë territor.
Megjithatë u kritikuan ashpër nga Shtetet e Bashkuara më 2022, pasi një i moshuar amerikano-palestinez u gjet i vdekur pasi ishte arrestuar në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor.
SHBA-ja kishte bërë thirrje Izraelit në atë kohë për një hetim gjithëpërfshirës dhe përgjegjësi të plotë për rastin.
Ushtria izraelite kishte shprehur keqardhje për vdekjen e tij dhe kishte thënë më tutje se komandanti i Netzah Yehuda do të qortohej, dhe ajo kishte vendosur të mos hapte procedura penale për këtë rast.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka vendosur t’i shqyrtojë akuzat se disa njësite të ushtrisë izraelite i kanë shkelur kushtet për pranimin e ndihmës amerikane.
Derisa dhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të tërhiqen nga qëllimi për ta sanksionuar Netzah Yehudan, duke thënë se bota është duke i vëzhguar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Izraelit më shumë se kurrë më parë./UBTNews/