UBT News

Netanyahu kundërshton iniciativën egjiptiane për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar një propozim nga Egjipti për një armëpushim afatshkurtër me Hamasin në Rripin e Gazës.

Propozimi, i bërë nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, përfshinte një armëpushim dyditor për të shkëmbyer katër pengje izraelitë me disa të burgosur palestinezë, duke shpresuar për një armëpushim të përhershëm pas 10 ditësh negociatash.

Megjithëse shumica e ministrave izraelitë mbështetën propozimin, Netanyahu theksoi se negociatat do të zhvilloheshin vetëm “nën zjarr”, duke refuzuar çdo marrëveshje.

Aktualisht, rreth 101 qytetarë izraelitë besohet të mbahen peng nga Hamas, dhe shqetësime janë shprehur për fatin e tyre për shkak të sulmeve ajrore izraelite në Gaza.

Exit mobile version