Nestlé ka njoftuar se do të mbyllë fabrikën e vetme dhe zyrën e saj qendrore në Yangon, qyteti më i madh i Mianmarit, pasi po kalon në një model biznesi më “të qëndrueshëm” mes trazirave të vazhdueshme në vend.
Mianmari është tronditur nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2021 kur si pasojë e një grusht shteti ushtarak u rrëzua udhëheqësja e zgjedhur në mënyrë demokratike, Aung San Suu Kyi dhe qeverina e saj. Mijëra persona janë vrarë në mbarë vendin që nga fillimi i grushtit të shtetit.
Ekonomia ka rënë, me mungesa të mëdha të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur të gjithë të prekurit nga ky vendim”, tha një zëdhënës i Nestlé për CNN të martën.
“Konsumatorët do të gëzojnë ende të njëjtat marka Nestlé të importuara nga Tajlanda, Malajzia dhe Filipinet”./UBTNews/